Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rama: Me Serbinë nuk biem dakord për Kosovën, por bashkëpunojmë për çështje të tjera -

Rama: Me Serbinë nuk biem dakord për Kosovën, por bashkëpunojmë për çështje të tjera

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cilësoi marrëdhëniet në rajon më të mira se më parë, por jo aq të mira sa duhet të jenë.

Rama, në një intervistë për “Euronews Serbia”, risolli në vëmendje vizitën e tij të parë në Beograd tetë vjet më parë, 68 vjet pas vizitës së parë të nivelit të lartë nga Shqipëria në Serbi, ose në Jugosllavi.

Ai theksoi se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria nuk bien dakord për Kosovën, janë dy shtete që kuptohen shumë mirë kur vjen puna te bashkëpunimi në çështje të tjera.

“Ndryshimi është i madh dhe pozitiv. Natyrisht që ka dallime, natyrisht që nuk biem dakord për gjithçka, si për shembull për Kosovën, por e kuptojmë se rënia dakord për të mos u marrë vesh për disa çështje dhe marrëveshja për të bashkëpunuar për çështje të tjera është rruga e duhur sepse kështu njohim më mirë njëri-tjetrin, kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, mund të vendosim veten në petkun e njëri-tjetrit dhe kështu fillojmë të kuptojmë edhe se çështjet e pazgjidhura mund të zgjidhen. Marrëdhëniet në rajon janë më të mira se më parë, por jo aq të mira sa duhet të jenë”.

Rama u shpreh se tejkalimi i diferencave mes dy vendeve sa i takon Kosovës mund të zgjidhet vetëm duke i parë si probleme që duhen trajtuar dhe duhen zgjidhur, jo duke refuzuar të shihen.

“Jo duke refuzuar t’i shohim, por duke u përpjekur për t’i parë si probleme që duhet të trajtohen dhe zgjidhen në një proces që duhet të jetë i mbushur me energji pozitive dhe vullnet të mirë, për të përforcuar marrëdhëniet, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, shoqëruar me bindjen që në fund këto çështje duhet të zgjidhen. Natyrisht që nuk mund të zgjidhen me magji, apo me përdorimin e forcës, por duhet zgjidhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *