Rast i rëndë: Erdhën për pushime në Kosovë, vdes 13 vjeçari që u aksidentua para pak ditësh

Familja Ahmeti nga Mazhiqi i Mitrovicës, por të shpërngulir në Vushtrria dhe që jeton në diasporë, të mërkurën mori lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre 13-vjeçar, i cili po trajtohej në QKUK si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në një aksident para disa ditësh në autostradën “Ibrahim Rugova”.

I mituri nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq dje, teksa sot i është dhënë lamtumira e fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima bashkë me familjen e tij kishin ardhur nga Gjermania për pushime në Kosovë, ditë këto që u kthyen në dhimbje e mërzi.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

“Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datë 24 gusht, ka ndërruar jetë në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *