Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar dorëheqje të tjera pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinës.
Në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ajo tha se ka pasur dorëheqje e shkarkime por që do të ketë dhe të tjera.
Haxhiu tha se ka kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi qysh tani janë bërë arrestime për dhunimin e të njëjtës të mitur në muajin qershor dhe arrestimet e dhunuesve nuk kanë ndodhur në atë kohë kur ka ndodhur rasti.