Nxënësit e Kosovës iu kthyen bankave në shkolla sot pas një muaji grevë në arsim.
SBASHK pezulloi grevën duke nisur kështu me një muaj vonesë vitin e ri shkollor, shkruan FrontLajm.
Si shkak i mungesës në punë pagat e shtatorit nuk janë marrë ende nga punëtorët e arsimit.
Qeveria sot konfirmoi se nuk do të ketë paga për këtë muaj për grevistët.
Për mos ekzekutimin e pagave ka reaguar deputetja e “Listës Guxo” me të cilën Vetëvendosja është në koalicion.
Jeta Statovci deputete e Kosovës ka reaguar në Facebook duke i bërë thirrje Qeverisë që pagat e mësimdhënësve të ekzekutohen.
Ja postimi i saj: