Reagon Kurti për rastin e Klan Kosova: Zbatimi i rregullave të regjistrimit, nuk kërcënon pluralizmin mediaktik!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregitisë për pezullimin e certifikatës së televizionit Klan Kosova.

Kurti, përmes një shkrimi në Twiter ka thënë se se ndjekja e rregulave të regjistrimit është një detyrë ligjore, e jo një “teknikalitet”.

“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet””, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se zbatimi i rregullave nuk kërcënon pluralizmin mediatik.

“Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka theksuar Kurti, raporton Gazeta Blic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *