Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rifat Jashari-deputetëve: Ju lus të jeni bashkë e të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia -

Rifat Jashari-deputetëve: Ju lus të jeni bashkë e të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, sot ka folur para deputetëve në kuvend, në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ai është shprehur se duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, siç tha ai, ne sot jemi të lirë.

“Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, ne kemi arritë sot këtu, jemi të lirë, jemi tubuar të lirë. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet mike i kemi pranë nesh, edhe ju ushtarë të nderuar e oficerë. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, u shpreh ai.

Rifat Jashari pati edhe një thirrje për deputët e Kuvendit të Kosovës, duke iu kërkuar që të kenë një qëndrim.

“Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit, të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar që të jeni të një gjuhe, të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”, u shpreh tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *