Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, vlerësoi që serbët e veriut, brenda këtij viti ka gjasë të fillojnë faturimin e energjisë elektrike.
Madje, Rizvanolli tha se kanë bërë presion edhe në Bruskel, që marrëveshja për faturimin e rrymës për serbët në veri, të përfundojë sa më shpejt.
“Tani këto ditë jemi në një fazë përfundimtare. Është një çështje urgjente sa u përket Kosovës, ne kemi bërë presionin publik, mirëpo edhe presionin përmes kanaleve politike në Bruksel. Ne presim që kjo marrëveshje për faturimin e rrymës për serbët në veri të nënshkruhet nën kontraktim të disa shërbimeve të distribucionit, në mënyrë që faturimi të fillojë shpejt. Në draftin final që është dërguar nga KEDS-I nuk do të ketë ndryshime të tjera. Besoj që faturimi do të nisë brenda këtij viti”, deklaroi Rizvanolli.
Tutje, ministrja e energjisë tha se tanimë e kanë bërë të qartë që nuk do të ketë negociata tjera, përveç atyre që janë dakorduar.
“Jemi në një kohë ku gjërat janë duke u zhvilluar”, shtoi tutje Rizvanolli në Tëvë1.