Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rizvanolli: Nuk përjashtohet rritja e çmimit të energjisë pas uljes së temperaturave -

Rizvanolli: Nuk përjashtohet rritja e çmimit të energjisë pas uljes së temperaturave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e ka përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave.

Ajo këto deklarata i ka bërë në Komisionin parlamentar për Ekonomi. Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm.

Megjithatë, Rizvanolli tha se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimeve sërish me ftohjen e motit gjatë dimrit. Për këtë, Rizvanolli ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, për çka kërkoi nga Komisioni miratimin e këtij propozimi.

Me këtë propozim ndalohet eksporti i peletit jashtë vendit. Pa votat e opozitës, komisioni miratoi vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike. Me propozimin e VV-së, komisioni vendosi që ky vendim të shqyrtohet në seancën e 8 nëntorit.

Komisioni parlamentar për Ekonomi, ka miratuar të martën Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë. /ksp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *