Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur të shtunën, te parku në Lipjan, në orët e pasdites. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar dhe për pasojë lëndime të rënda ka pësuar një 20 vjeçar.
Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Lipjanit. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e të miturit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër, i cili e kishte sulmuar brutalisht me grushte dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Pas trajtimit në Lipjan, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar trajtimin, ndërkohë që i dyshuari është shpallur në kërkim policor.