Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka folur rreth projektligjit për shëndetin riprodhues.
Ai është shprehur se përmes metodës së riprodhimit mund të vjen deri të incesti, njofton Klankosova.
“Nesër lindja e fëmijës nga një dhurues, më këtë ligj i ndalohet e drejta të dijë kë e ka baba, kë e ka vëlla, sepse dhuruesi mund të krijojë familje tjetër të cilën e ka në raporte të natyrshme, andaj në këtë pikë është antiligjore, antikushtetuese që t’i mohosh të drejtën fëmijës për më ditë kë e ka nënë apo baba, vëlla apo motër”, është shprehur Rrahmani.
Ai tha se te çiftet që kanë probleme me infertilitet dhe duan të bëhen me fëmijë kanë të drejtën e plotë që të përdorin këtë metodë, por jo ata që ia mohojnë fëmijës të drejtën për ta njohur familjen e tij.
“Kjo për shkak se në të ardhmen mund të krijojë inceste”, tha Rrahamani.