Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rriten çmimet e Kurbanit për Bajram -

Rriten çmimet e Kurbanit për Bajram

Jemi shumë afër festës së Kurban Bajramit , festë kjo e cila karakterizohet me therjen e kurbaneve. Therja bëhet pas faljes së namazit të Bajramit.

Shumë qytetarë të besimit islam, blejnë kurban dhe mishin e tyre e shpërndajnë tek familjet e varfra.

Këtë vit krejt ndryshe duket të funksionoj shitja e kurbaneve. Tregu i kafshëve është i zbrazët. Tregtarët e kurbaneve kanë vendosur që shitjen e tyre, ta bëjnë përmes porosive Online.

IndeksOnline, ka vizituar tregun e kafshëve në ditën e “pazarit” të martën në Prishtinë, por aty nuk u pa asnjë shitës tregu, pasi që tregu ishte i boshatisur.

Me një kërkim të thjeshtë në google, dalin mjaftueshëm faqe në rrjete sociale, me mbishkrime “Shesim kurban me çmimin 160 euro”.

Të kontaktuar nga IndeksOnline, një shitës online, thotë se çmimi kurbanit me prerje dhe transport është 167 euro.

Çmimet e kurbanit janë dukshëm më të larta, se një vit më parë. Vitin që shkoi çmimi për një kurban ishte 120-130 euro. Ndërkaq këtë vit, çmimet e kubanëve janë rritur për 30 euro më shumë.

Këtë vit sipas kryemyftiut të Bashkësisë Islame Ramadan Shkodra, çmimi i Kurbanit do të jetë 160 euro. Ndonëse Shkodra thotë se çmimet e tregut nuk i cakton Bashkësia Islame, por shitësit.

“Këtë vit çmimi për kurban është 160 euro , çmimet i cakton tregu jo ne . Ne nuk jemi pronarë të çmimeve”, tha Shkodra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *