Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Shamitë në shkolla, ministrja Nagavci: Duhet diskutim se a jemi të gatshëm t’i lejojmë -

Shamitë në shkolla, ministrja Nagavci: Duhet diskutim se a jemi të gatshëm t’i lejojmë

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së fundmi ka folur për situatën e arsimit në Kosovë, si dhe për një nga çështjet më të komentuara në vend, atë të ndalimit të shamisë në shkolla.

E pyetur nëse do ta rishikojnë gjatë këtij viti udhëzimin administrative që ndalon uniformat fetare, ajo tha senuk ka udhëzim administrativ kundër shamisë, teksa shtoi se asnjë vajze nuk i mohohet arsimimi për shkak të shamisë.

“Siç e kam thënë disa herë, nuk ka udhëzim administrativ për shami… Unë kam dy obligime. E para: që vendimet i marrë me përgjegjësi të plotë në interesin më të mirë të institucionit, qeverisë, shtetit tim. E dyta, që të sigurohem si Ministre e Arsimit, si profesioniste, si nënë, si grua që asnjë vajze të mos i mohohet e drejta e shkollimit. Sot që po flasim nuk kemi asnjë vajzë që i është mohuar e drejta e shkollimit”, u shpreh ajo në “Kallxo Pernime”.

Nagavci po ashtu tha se duhet diskutim shumë më përmbajtësor rreth kësaj teme, teksa e pranoi se ka një udhëzim administrativ që ndalon “uniformën fetare”, një togflajësh mbi të cilin bazohen DKA-të kurdo që ndalojnë arsimimin e vajzave me shami në shkolla.

“Diskutimi për këtë duhet të jetë më përmbajtësor. UA-ja i cili ka të bëjë me shkollat e mesme të larta e rregullon mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Ndër disa kufizime, dmth e përmend se është e ndaluar uniforma fetare. Tani shoqëria jonë duhet të ketë një diskutim çka është uniforma fetare, a jemi ne të gatshëm të lejojmë që në shkollat tona të kemi vajza e djem të veshura me uniforma fetare”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *