Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
ShBA-të ndajnë mbi 500 milionë dollarë për Kosovën dhe Shqipërinë -

ShBA-të ndajnë mbi 500 milionë dollarë për Kosovën dhe Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Kievin në fund të javës qe shkoi, duke njoftuar se SHBA-të do të ndajnë 2.2 miliardë dollarëve në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën dhe disa vendeve të tjera që mund të jenë cak i sulmeve të mundshme nga Rusia.

Gazeta zvicerane “Le Canton27.ch” nga burimet diplomatike ka mësuar se 1 milion dollarë do t’i ndahen Ukrainës kurse tjerat do t’iu dedikohen disa vendeve të cilat rrezikohen nga ndonjë invasion i mundëshm rus, në mesin e tyre figuron edhe Shqipëria.

Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, Antony Blinken tha se vizita e tij erdhi në një “moment vendimtar” për Ukrainën, pasi vendi pretendon se po bën përfitime territoriale kundër forcave ruse.

Volodimir Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara për “mbështetjen e tyre të madhe”.

Mesohet se sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni do të mbështesë Ukrainën me 2.2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën dhe 18 vendeve tjera që konsiderohen të ekspozuara ndaj rrezikut të agresionit rus.

Nga 2.2 miliradë, 1 miliard dollarë do t’i ndahen Ukrainës, kurse pjesa tjetër, sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch do të ndahet Shqipërisë, Kosovës dhe disa vendeve të tjera të ballkanit dhe të ish-BRRS-së

Paratë synojnë të mbrojnë sovranitetin, të modernizojnë forcat e sigurisë, të përmirësojnë partneritetet me NATO-n dhe të ndërtojnë kapacitete për të kundërshtuar ndikimin dhe agresionin rus. Këto ndihma do të vijnë në formën e granteve dhe huave të SHBA-ve për vendet për të blerë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara nga SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *