Sherr në një familje në Gjakovë: Vëllai i madh e rrah vëllain e vogël pasi e ofendoi nënën e tyre

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku dy vëllezër janë përfshirë në një përleshje.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur pasi vëllai i vogël ka ofenduar me fjalë të rënda nënën e tij, veprime këto që kanë revoltuar vëllain e madh.

23-vjeçari ka ndërhyrë dhe dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë e më pas duke ia tërhequr vërejtjen që të mos ofendojë më nënën e tyre.

Kjo ka bërë që të dy vëllezërit të përfundojnë në Polici për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *