Shqipëria – Ishujt Faroe: KËTU mund ta shikoni LIVE duelin

Kombëtarja shqiptare e futbollit të hënën mbrëma (sot) do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese Euro 2024, kundër Ishujve Faroe.

Shqipëria që mbylli çështjen e kualifikimit takimin e kaluar, kundër Moldavisë (1:1), sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të ketë festë, shkruan lajmi.net.

Stadiumi në kryeqendrën shqiptare, në Tiranë, do të jetë i stërmbushur me tifozë.

Ndeshja e sotme do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2 dhe SuperSport 2.

Lajmi është konfirmuar nga dy platformat televizive në rrjetet sociale.

Shqipërisë i nevojitet vetëm një pikë për të mbyllur ciklin kualifikues në vendin e parë në Grupin E.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *