Shaqiri dhe Xhaka duket se i kanë nervozuar tej mase mediat serbe.
Pas humbjes së rëndë ku protagonistët kryesor ishin absolutisht, Xhaka dhe Shaqiri ku ky i fundit shënoi edhe golin e parë, mediat serbe nisën shkrimet kundër dy yjeve nga Kosova.
“Provokimi i Shqiptarit. Xhaka, turp të kesh, një shqiptar provokoi futbollistët serbë me një lëvizje të pistë, ai ishte provokator, ai mbetet provokator”, shkruajnë Novosti për sjelljen e mesfushorit të Arsenalit dhe Kombëtares së Zvicrës.