Shqiptari e rrëzon në tokë kundërshtarin gjerman në raundin e katërt në mes të Gjermanisë

Boksieri Nelson Hysa ka arritur të fitojë me Knock Out në mes të Gjermanisë kundër Muhamed Ali Durmaz në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme.

Boksieri nga Shkodra e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin në raundin e 4, duke mos i dhënë më shpresë. Menjëherë pas ndeshjes, Hysa u shpreh shumë i lumtur për fitoren e arritur në Leverkusen.

“Në fakt erdhi si dhuratë në momentin që mendova se nuk do të fitojë me KO ishte një kombinim perfekt i goditjeve që solli nokautin.

Kundërshtari ishte në nivel e në rang botëror shumë më lart se une po fal punës serioze që po bëj arrita ta fitoj ndeshjen me rezultat befasues”, tha Nelson Hysa.

Fituesi i kësaj sfide mund të bëhet kandidat për titullin ëBF, ndaj fitorja e sotme mund të jetë shumë por shumë e rëndësishme për shkodranin.

Vitet e fundit është rritur numri i boksierëve shqiptarë që po na nderojnë me ndeshjet e tyre ndaj kundërshtarëve të huaj, disa prej tyre mjaft të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *