Shtetasja amerikane sulmohet nga një femër me probleme psikike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase amerikane, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuar, femër kosovare.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në orën 17:00, në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Viktima femër shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *