Shtyhet data e pagesave të pensioneve për këtë muaj, ja kur do të dalin

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se më 17 tetor do të kryejë pagesat për muajin tetor 2022 të skemave sociale dhe pensioneve.

Po në këtë muaj do të realizohen edhe shtesat prej 100 eurosh sipas vendimit të fundit të qeverisë.

Këto pagesa duhej të bëheshin me datë 15, por për faktin se kjo datë është ditë vikendi, pagesat do të bëhen të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *