Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Shumë marramendëse - ja sa shpenzoi shteti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja -

Shumë marramendëse – ja sa shpenzoi shteti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë ndarë 32 milionë e 496 mijë e 275 euro nga buxheti i shtetit nga viti 2018 e deri tash. Derisa janë shpenzuar nga viti 2018 e deri tash 14 milionë e 91 mijë e 703 euro për mbrojtjen juridike të akuzuarve dhe mbulimin e shpenzimeve për familjarët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Mbulimi i shpenzimeve pos avokatëve është bërë edhe për familjarët e të akuzuarve.

Për këtë në vitin 2015 ishte votuar Ligji për Dhomat e Specializuara, në të njëjtën kohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan edhe një ligj që ua garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare.

Me 1 dhjetor 2017 Qeveria e Kosovës kishte miratuar një vendim që i hapë rrugë implementimit të Ligjit për mbështetje juridike dhe financiare të qytetarëve Kosovës, të cilët gjykohen nga Gjykata Speciale.

Nga Ministria e Drejtësisë tregojnë për Gazetën Sinjali, për mjetet e ndara dhe të shpenzuara nga fillimi i punës së gjykatës deri më tani.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndarjet me Ligjin e Buxhetit për vitin 2018 ishin 1,500,000.00 euro, ndërsa të shpenzuara ishin 446,309.41 euro.

Ndarjet me Ligjin e Buxhetit për vitin 2019 ishin 1,500,000.00 euro, ndërsa të shpenzuara ishin 458,170.29 euro.

Ndarjet me Ligjin e Buxhetit për vitin 2020 ishin 6,500,000.00 euro, ndërsa të shpenzuara nuk kishte 0.00.

Ndarjet me Ligjin e buxhetit për vitin 2021 ishin 16,146,275.00 euro, ndërsa të shpenzuara ishin 6,977,527.35 euro.

Ndarjet me Ligjin e buxhetit për vitin 2022 ishin 6,850,000.00 euro, ndërsa të shpenzuara ishin 6,209,697.64 euro.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë për Gazetën Sinjali se obligime nuk ka përveç atyre që janë në proces të pagesave.

“Përveç avokatëve bëhet edhe mbështetja-mbulimi i shpenzimeve të familjareve sipas legjislacionit në fuqi”, thanë nga Zyra për Media e Ministrisë së Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *