Sindikata demanton ministren Nagavci, publikon komentet e dërguara për Ligjin e pagave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Kuvendin e Kosovës, sot tha se SBAShK-u nuk ka dërguar as edhe një koment në MASHT, sa i përket ligjit të pagave.

Sindikata pas kësaj deklarate, i bëri publike letrat, të cilat tregojnë për komentet të cilat i kanë dërguar kjo sindikatë.

“Ministrja Nagavci sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku diskutohej për grevën në arsim tha se SBASHK-u nuk ka dërguar as edhe një koment në MASHTI për ligjin e pagave.

Shkresa e dërguar me datë 01.03.2022 e nr.protokoli 414 e tregon të kundërtën”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *