S’ka paga për shtator: Ministri Murati paralajmëron ndaljen e rrogave për grevistët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për grevat e parasheh që momentin kur ka grevë pezullohen marrëdhëniet punëmarrës dhe punëdhënës.

Sipas tij, komunat nuk i kanë dorëzuar listat e pagave për muajin gusht me arsyetimin se janë “vonë’ me përditësimin e të dhënave.

Megjithatë, ai u shpreh se po presim që këtë ta bëjnë këtë muaj pasi shtoi se kështu e parasheh ligji ndaljen e pagave kur ka greva.

“Do ta shohim sepse afati ishte 10 shtatori por po presim edhe sot se ka afat. Ndalja e pagave për grevistët nuk është vendim i qeverisë e as i imi e as dëshirë, por kështu e parasheh ligji kur ka greva. Dëshira jonë është që fëmijët të nisin mësimin”, tha ai ndër të tjera”, u shpreh ai në një konferencë për media para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *