Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
S`ka ujdi Kurti – Vuçiq/ Si është situata sot në Veri? -

S`ka ujdi Kurti – Vuçiq/ Si është situata sot në Veri?

Situata në veri të Kosovës është e qetë, të hënën.

Kështu pritet të jetë edhe të martën e ditëve në vazhdim, thotë Skender Sadiku, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut.

“Nuk ka ndonjë indikacion që do të ketë reagim qytetar. Niveli i qytetarëve është mbi nivelin politikanëve. Qytetarët janë duke e ruajtur qetësinë”, u shpreh Sadiku për “Front Online”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Sadiku theksoi se gjithçka po ecen në normalitet në veri, përkundër dorëheqjeve të serbëve.

“Komuna po punon me kapacitete të vogla, po i marrin dokumentacionet bazike, qytetarët”, theksoi tutje Sadiku.

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës kanë paraqitur dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Sipas Sadikut, rrugëve të veriut nuk ka hasur gjatë këtyre ditëve në forca shtesë të ndërkombëtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *