Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Skandaloze: E mitura kosovare raporton se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me vajzën e axhës -

Skandaloze: E mitura kosovare raporton se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me vajzën e axhës

Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes, motra apo vëllezër, nipa apo mbesa dënohet me burgim. Një rast i tillë është raportuar së fundmi në Policinë në Ferizaj, por këtë herë një e mitur e ka denoncuar vajzën e xhaxhait.

Burimet nga Prokuroria kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast, që ka të bëjë me një 16-vjeçare, e cila vendosi të raportojë një rast që pretendon se ka ndodhur në vitin 2021.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e të miturës është kuptuar se para dy vjetësh ajo dhe vajza e xhaxhait të saj, tash 26-vjeçare kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj.

Sipas informacioneve të para, e mitura ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj, jo vetëm herën e parë, por edhe në rastet e tjera që sipas saj kanë ndodhur.

Një denoncim i tillë aktivizoi Policinë e Prokurorinë, me ç’rast e dyshuara është ftuar për t’u përballur me raportimin kundër saj, ku e ka mohuar veprën me të cilën ngarkohet.

Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që e mitura të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik dhe pas marrjes së rezultateve të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunimi” dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbardhur në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *