Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sondazh: 20% e qytetarëve të Serbisë pro pavarësisë së Kosovës -

Sondazh: 20% e qytetarëve të Serbisë pro pavarësisë së Kosovës

Tetë për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se zgjidhja ideale për çështjen e Kosovës është njohja e pavarësisë, kurse njohjen e shtetit të Kosovës si zgjidhje të mundshme e shohin 20 për qind e tyre.

Këto shifra kanë dalë nga një sondazh i realizuar nga organizata serbe “Crta” (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi) në Beograd për muajin shkurt të këtij viti.

Në pyetjen se si e shohin “Zgjidhjen më ideale dhe të mundshme të problemit të Kosovës”, nga 1011 respodentë, mbi 80 persona janë deklaruar se zgjidhja është te Kosova e pavarur.

“Si zgjidhje ideale për Kosovën, numri më i madh i qytetarëve (34 për qind) shohin kthimin në mënyrën e vjetër, pra që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, ndërsa 20 besojnë se është një lloj marrëveshjeje – në këtë drejtim, tetë për qind janë në favor të njohjes së Kosovës, shtatë në favor të ndarjes së territoreve dhe pesë mbështesin propozimin franko-gjerman”, thotë ky sondazh, raporton Klankosova.tv.

“Në anën tjetër, si zgjidhje më e mundshme, numri më i madh i të anketuarve (35 për qind) mendojnë se bëhet fjalë për një lloj marrëveshjeje – 22 për qind për njohjen e Kosovës, 9 për qind propozimin franko-gjerman dhe 4 për qind për ndarjen e territorit”, thuhet në përgjigjet e qytetarëve të këtij sondazhi.

Ndërkaq, nëse një referendum për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian do të mbahej javën e ardhshme, 44 për qind e qytetarëve të Serbisë do të votonin “për”, ndërsa 42 për qind janë kundër anëtarësimit në BE, sipas këtij sondazhi të “Crta” për shkurt.

Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se partnerët më të rëndësishëm politikë dhe të sigurisë së Serbisë janë Rusia dhe Kina, ndërsa më i rëndësishmi ekonomikisht është BE-ja.

Pothuajse 50 për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se opsioni më i mirë për vendin e tyre tani është një lider i fortë që merr vendime pa Parlamentin dhe Qeverinë.

Organizata “Crta” ka realizuar një anketë telefonike për qëndrimet politike të qytetarëve, në periudhën 25 shkurt deri më 3 mars, dhe anketa është realizuar në një kampion të rastësishëm prej 1011 të anketuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *