Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Marmull të Gjakovës, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe anëtarët tjerë të familjes.
Sinjali mëson se i dyshuari pasi kishte konsumuar shumë alkool kishte sharë e ofenduar bashkëshorten e tij e më pas e kishte kërcënuar duke i thënë se sonte do e mbysë atë dhe familjarët tjerë.
Përballë kësaj situate, 46-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj tyre.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari pasi i njëjti është arratisur.