Sot hidhet shorti i Conference League| Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit

FC Ballkani ka siguruar për herë të dytë radhazi kualifikimin në grupet e kompeticionit të UEFA Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League.

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2023/24 do të hidhet të premten më 1 shtator.

Ceremonia e shortit do të fillojë nesër në orën 14:30 .

Ballkani vazhdon të mbetet në vazon e katër Conference League derisa do të mund të përballet me të gjithë kundërshtarët në këtë garë, pos atyre që janë në vazon e katër dhe skuadrave nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *