Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sot mësohet nëse do të mund t’i tërhiqni 30 për qind të mjeteve nga Trusti -

Sot mësohet nëse do të mund t’i tërhiqni 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Të mërkurën në Komisionin për Buxhet pritet të diskutohet vendimi për lejimin apo jo të tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Personale – Trusti.

Gjatë kohës kur anëtarët e komisionit do të diskutojnë e më pas të votojnë për apo kundër që iniciativa të shkojë në seancë plenare, i pranishëm do të jetë edhe iniciuesi i peticionit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit, Adnan Jashari.

Në qershor, Projektligji që do të mundësonte tërheqjen e parave nga Trusti, kishte dalë në votim në Kuvendin e Kosovës, por ishte refuzuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit.

Një argument tjetër se pse nuk duhej lejuar tërheqja e një shume të caktuar të mjeteve nga Trusit, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ishte “presioni inflacionar” që do të shkaktonte një tërheqje e tillë.

Megjithatë një konstatim i tillë, se ideja e tërheqjes së një shume të caktuar të mjeteve nga Trusti do ta rrisë inflacionin në vend, sipas ekonomistëve ishte i pasaktë – për disa arsye.

Njëra prej arsyeve, gjithmonë sipas ekonomistëve, ishte fakti se në Kosovë inflacioni është i importuar, e assesi i bazuar në faktorët e brendshëm, kjo pasi që prodhimi brenda vendit është shumë i vogël dhe rrjedhimisht shumica e konsumit importohet nga jashtë.

“Tërheqja e 30 për qind të Trustit, absolutisht nuk shkakton rritje të inflacionit, nëse e përdorim të njëjtën logjik, për shembull gjatë verës ne kemi një fluks të madhe të hollave në treg për shkak të diasporës, por nuk kemi rritje të inflacionit, prandaj kjo logjik bie”, pati thoene profesori i financave, Florin Aliu.

Në të njëjtën linjë të mendimit si Aliu, ishte edhe profesori i Ekonomisë, Ujkan Bajra, i cili për Albanian Post potenconte se konstatimi i ministrit për inflacionin, nuk bazohet në të dhënat empirike.

“Masa monetare rritet, por jo për të diktuar shkallen e inflacionit, ngase rritja e çmimeve nuk është si rezultat i tepricës se mjeteve ne treg, por kryekëput si rezultat i rritjes së çmimeve ne tregun global si rrjedhojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë dhe rënies se ofertës për të mirat e konsumit apo lendes se parë”, shpjegonte ai.

Si rrodhën gjërat?

Partia Demokratike e Kosovës – si partia më e madhe opozitare kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Megjithatë ky projektligj nuk kishte marrë dritën jeshile të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Qershor.

Për këtë projektligj kishin votuar gjithsej 102 deputetë, kur prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Pas këtij dështimi qytetarët e Kosovës përmes më shumë se 20 mijë nënshkrimeve ishin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’u lejohet tërheqja e Trustit.

Sipas propozimit të PDK-së, i cili nuk u aprovua në Kuvend, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *