Spanja pritet të njohë pavarësinë e Palestinës, reagon ashpër Izraeli

Deklarata e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, i cili tha se mund të njohë shtetin e Palestinës, ka zemëruar Izraelin. Në lidhje me deklaratën e kryeministrit spanjoll dhe atij belg gjithashtu, ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen ka reaguar, duke dënuar deklaratën e kreut të shtetit spanjoll.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchez dhe De Croos në Egjipt.

“Pas fjalëve të kryeministrave spanjollë dhe belg, ministri i Jashtëm, Eli Cohen, ka thirrur ambasadorët e të dyja vendeve”, njoftoi ministria izraelite.

“Ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që mbështesin terrorizmin”, tha ai.

Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen, masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.

Spanja pritet të njohë pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk mbështetet nga Bashkimi Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *