Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“S’po iu themi serbëve të marrin lekun apo monedhën e re të Kosovës “Dardan”, por euron” -

“S’po iu themi serbëve të marrin lekun apo monedhën e re të Kosovës “Dardan”, por euron”

Kryeministri Albin Kurti është pyetur në një konferencë për media nëse i kanë dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së që ndalon dinarin.

Kurti ka thënë se ende s’ka përfunduar dita e sotme, për dërgimin e propozimeve në Bruksel, duke qenë se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre.

“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona. BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të has në vështirësi, Qeveria do të mund të ndihmojë. Megjithatë thotë se dinarët me thasë s’mund të hyjnë më në Kosovë.

“Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, por vetëm dinar, ne s’duam që ai të mbetet keq. Dhe ne si Qeveri shprehim vullnetin për t’i ndihmuar.

Por i vetmi mjet është euro. Por dinarët cash me thasë s’mund të kalojnë kufirin”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se s’po iu kërkohet serbëve as që të marrin lekun e Shqipërisë e as monedhën e Kosovës “Dardan”, por Euron.

“S’po ju themi serbëve ta marrin lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Kosovës, por euro-n e BE-së që ne e kemi përvetësuar nga 1 janari 2002”, ka shtuar tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *