Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Stagnon Ligji që e bënë pagën minimale 264 euro, veteranët paralajmërojnë protesta -

Stagnon Ligji që e bënë pagën minimale 264 euro, veteranët paralajmërojnë protesta

Ndonëse ka kaluar gati një vit prej kur kaloi në Kuvend Ligji për pagën minimale, epilogu i tij ende nuk dihet. Edhe pse, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere do të diskutohet ky ligj, tashmë janë paralajmëruar protesta nga veteranët e UÇK-së, në rast se nuk përfshihen në ligj, shkruan Gazeta Enigma.

Ky ligj i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht, ka ngritur pakënaqësi në publik.

Përfaqësuesit opozitar dhe veteranët e UÇK-së po e kundërshtojnë ashpër atë. Madje, këta të fundit kanë organizuar edhe disa protesta për këtë çështje.

Si rrjedhojë, partitë opozitare kanë dërguar amendamente tek ekzekutivi, që parashohin edhe rritjen e pensioneve të veteranëve të Kosovës, mirëpo, qeveria ka insistuar se ligji për paga nuk duhet ndërlidhur me pensione.

Anëtarë të Komisionit për Buxhet nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se me projektligjin aktual për pagën minimale do të ndryshohet edhe paga e veteranëve.

“Në atë ligj është paraparë që Qeveria të vendosë për të ardhurat e veteranëve, duke u bazuar në stabilitetin financiar apo të hyrave të vendit, por besoj që ma saktësisht do ta marrim vesh nesër”, tha anëtari i Komisionit për Buxhet, Eman Rrahamni.

Kurse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e ka për obligim që t’i marrë parasysh kërkesat e veteranëve në lexim të dytë të këtij projektligji.

“Ka qenë një sjellje e padrejtë dhe përçmuese e qeverisë karshi veteranëve, kur ka vendosur t’i përjashtojë ata nga ligji për pagën minimale. Ne i kemi dhënë propozimet tona se si duhet të bëhet kjo. Për t’i mbështetur veteranët, ne në Kuvend të Kosovës do të propozojmë amendamentin ligjor për përfshirjen e veteranëve në këtë ligj. Tani mbetet të shihet se si do të sillet qeveria në leximin e dytë të këtij projektligji”, ka thënë ai.

AAK-ja propozon që paga minimale të jetë 370 euro

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në një deklaratë për Enigmën ka thënë se ka propozuar që paga minimale të jetë 370 euro.

“Qeveria më të rëndësishme po e vlerëson pushtetin dhe keqpërdorimet financiare nëpër institucione sesa gjendjen e dobët ekonomike të qytetarëve të varur nga rroga minimale 170 euro. Unë kam një amandament-propozim në këtë projektligj, ku kam kërkuar që rroga minimale të caktohet 370 euro për këtë vit kalendarik”, thekson ai.

“Po uroj që Qeveria ta ketë parasysh këtë kërkesë, pasi është nevojë imediate rritja e pagave për qytetarët”, tha ai.

“Qeveria arbitrare”

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se ligji për paga është vendosur nga Qeveria, pa u konsultuar me askënd.

“Fillimisht mendoj që paga minimale është vendosur në mënyrë arbitrare nga ana e Qeverisë, duke mos pasur parasysh edhe kërkesat që kanë ardhur nga Këshilli Ekonomik-Social, ministra, njerëz të bizneseve dhe njëkohësisht nga njerëz të sindikatave”, tha ai për Gazetën Enigma.

Tutje, Demhasaj tha se është e çuditshme se si Qeveria nuk po arrinë ta procedojë projektligjin kur dihet që është shumicë në parlament.

“Është e çuditshme si një ligj i tillë nuk po mundet me i marrë votat e nevojshme, duke marrë parasysh se VV-ja, është shumicë në Kuvend, dhe mund të kalojë pa votën e opozitës. Nganjëherë, vet lind dyshimi se ata nuk po donë me e kalu vet këtë projektligj, përndryshe nuk po shoh arsye tjetër se pse mos me kalu”, shtoi ai.

Sipas tij, paga minimalë që është paraparë të miratohet, është shumë e vogël, sidomos tash kur po vërehet një ikje e madhe e qytetarëve të Kosovës, drejt vendeve të perëndimit. “Për mendimin tim, paga minimale që është vendosur nga Qeveria, edhe ashtu është paga shumë e vogël, sidomos tash kur e shohim një lëvizje të madhe të njerëzve drejt emigracionit. Duhet me reflektu qeveria, edhe me shiku edhe njëherë çështjen e pagës minimale”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *