Ministria e Ekonomisë njofton se gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike.
Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa qytetarë.
Ministria njofton se tashmë ky problem teknik është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.
Për t’u informuar më shumë rreth subvencionimit vizitoni ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net