Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Suedi, digjet prapë Kurani – akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës -

Suedi, digjet prapë Kurani – akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës

Një kopje e Kuranit është përdhosur në kryeqytetin suedez pasi dy burra shkelmuan librin e shenjtë mysliman dhe dogjën disa nga faqet përpara parlamentit në mes të një pranie të madhe policie.

Incidenti i së hënës shënoi herën e dytë brenda pak javësh që Salwan Momika, 37 vjeç dhe Salwan Najem, 48 vjeç, kanë djegur Kuranin, një akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës.

Megjithatë, dyshja u përballën me reagimin e një grupi aktivistësh suedezë, të cilët u kërkuan të ndalonin aktin provokues.

Policia, duke mbrojtur sulmuesit, arrestoi një nga aktivistët, i cili lëvizi për të penguar sulmin, raporton aljazeera.

Momika, i cili dëshiron që feja islame të ndalohet në Suedi, tha se do të vazhdojë veprimet derisa të ndodhë kjo.

Ndryshe, Momika edhe më parë ka djegur Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkonte me ditën e parë të Kurban Bajramit, festës së myslimanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *