Sulmi në Taksim, flet ambasadori i Kosovës në Turqi

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e së dielës më 13 nëntor, në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.

Deri më tani sipas mediave turke raportohet për tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Agron Vrenezi ka thënë për Telegrafin se deri më tani nuk dihet saktë numri i të vdekurve dhe të lënduarve, duke shtuar se nuk janë bërë as identifikimi i tyre.

“Për momentin nuk dihet as numri i saktë i viktimave dhe i të lënduarve dhe nuk janë identifikuar viktimat e as të lënduarit. Jemi në komunikim me autoritetet policore turke dhe për çdo gjë do ta mbajmë të informuar opinionin”, ka thënë Vrenezi.

Amabasadori ka theksuar se si pasojë e shpërthimit Këshilli i Lartë i për Radio dhe Televizion i Republikës sē Turqisë ka ndalur transmetimin e lajmeve.

Shpërthimi ndodhi në pjesën qendrore të qytetit, kurse video të ndryshme po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shfaqen disa persona të shtrirë në tokë dhe që kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.

Gazetari i DHA-së turke, Hasan Yildirim, i cili po raportonte live thotë se është kapur momenti kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *