Situata gjatë ditës së sotme në Leposaviq ka eskaluar pasi që protestuesit serbë kanë sulmuar mediat e Kosovës.
Ekipet e mediave janë sulmuar nga bandat e Leposaviqit derisa ishin duke raportuar atje.
Siç raporton Arberesh, bandat serbe kanë gjuajtur me shok bomba me gurë në drejtim të ekipit, ku kanë goditur gazetarin Pleurat Salihun, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore në dorën e majtë.
Salihu ka pranuar tretman mjekësor në Mitrovicë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.