Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është obligim i secilës Qeveri që të takojë përfaqësuesit e sindikatave, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se “mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana është veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike”.
“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.
Postimi i plotë:
Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.
Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.
Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.
Shiheni se si ka qenë qasja jonë.
Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim.
Bëjeni atë.