Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se po vazhdon i qetë procesi zgjedhor në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Elezi tha se ka pasur rritje minimale në përqindje të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Sipas të dhënave të orës 15:00, në Leposaviq ka pasur 110 votues, apo 0.83%; në Zubin Potok kanë votuar 240 votues apo 3.6%; në Zveçan 145 votues, apo 2.07%, dhe në Mitrovicën e Veriut 597 votues apo 3.3%.
I njëjti bëri thirrje që qytetarët e veriut të dalin në zgjedhje e të votojnë për përfaqësuesit e tyre.