Pas arrestimit të serbit Milun Milenkovic- Llune, në Mitrovicë të Veriut, serbët kanë filluar të sulmojnë veturat e Policisë së Kosovës.
Në videon e mëposhtme shihet një grup i serbëve duke sulmuar me gurë dhe gjesende të forta veturat e Policisë së Kosovës.
Vetura e policisë përveç që është sulmuar siç shihet në pamje është tentuar të bllokohet përmes veturave të serbëve për të mos lejuar largimin nga vendi i sulmit.
Deri me tani policia ka konfirmuar që gjatë arrestimit të serbit në fjalë janë lënduar 3 policisë, kurse për sulmet ndaj veturave të policisë dhe lëndimet eventuale presim të marrim informatat zyrtare nga policia.