Një termet me 3.3 shkallë të Rihterit me epiqendër në Shkodër është regjistruar të martën në Shqipëri.
Dridhjet janë shënuar edhe në Kosovë, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC).
Në njoftimin e publikuar në rrjetin social X, EMSC-ja shkroi se tërmeti është ndier 20 kilometra në drejtim të Pejës.