Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmin me miell ndaj ministrit Murati, PSD e bëri nga inati.
Pas kësaj ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se Kurti e ka sikletin që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se opozitarizmi i tyre nuk frikësohet e as ndikohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri.
Ai ka thënë se për këtë arsye i ka hipur në qafë sindikalistëve.
Postimi i tij i plotë:
Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion.
Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njëjta arsye pse i ka hipur në qafë sindikalistëve.
Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar.
Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!