Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis. Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2-2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.
Partizani ka marrë kreun e Superiores pas fitores ndaj Kastriotit dhe pas barazimit të Tiranës me Bylisin.
Të kuqtë fituan me rezultatin 1-4 ndaj krutanëve, ndërsa bardhlutë ngecën ndaj ballshiotëve. Nga ana tjetër Teuta fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Egnatias falë golit të Lorenco Vilës.
Vllaznia dhe Laçi ndanë pikët pas barazimit 1-1, ndërsa Kukësi dhe Erzeni u ndanë në paqe pas një barazimi pa gola.