Transmetimi i Premier Ligës: Ndërpriten sërish kanalet e Arena Sport

Janë ndërprerë sërish kanalet e Arena Sport në operatorin kabllor Artmotion, ka vendosur sot Komisioni i Pavarur i Mediave.

Anëtarët e KPM-së miratuan propozimin për ndërprerjen e kanaleve të Arena Sport në operatorin Artmotion.

“Faktet na tregojnë që kemi pasur një eksploatim në tregun medial të Kosovës, me pa të drejtë, nga Arena përmes Artmotion. Nga kjo, një konstatim del që të obligohet operatori Artmotion që t’i ndërprejë kanalet e Arenas deri në respektim të plotë të rregullores KPM-së”, tha Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të KPM-së.

Mehmeti tha se me anë të këtij propozimi obligohet Zyra Ekzekutive që të nisë një hetim për transmetimin e të gjitha ligave të huaja në Kosovë.

“Që të obligohet Zyra Ekzekutive e KPM-së që të filloj një hetim administrativ ex-oficio, në fakt një vërtetim administrativ ndaj të gjithë operatorëve që transmetojnë ligat e huaja në Kosovë”, tha Mehmeti.

Ai kërkoi që të gjitha standardet e njëjta të aplikohen ndaj të gjithë operatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *