Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tre fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti -

Tre fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Nga data 18 maj, qytetarët mund të aplikojnë për t’u përfshirë në skemën e re të asistencës sociale përmes platoformës e-Kosova.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët mbi moshën 18-vjeç, ndërkaq, pas kësaj aplikimi kalon në tri faza.

Elvira Berisha, Eksperte e Komunikimit për Projektin e Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës, në një intervistë për Telegrafin, ka sqaruar më hollësisht se si bëhet aplikimi, e deri te përfitimi i kësaj asistence sociale.

“Për reformën, pilotimin e reformës së asistencës sociale mund të aplikojnë të gjithë ata që janë banorë edhe shtetas të Republikës së Kosovës. Pra, aplikimi është në baza familjare, mjafton një person i rritur mbi tetëmbëdhjetë vjeç brenda familjes, që të aplikojë për të gjithë familjen”, ka deklaruar ajo.

Më tej, Berisha tregoi se aplikimi do të kalon në tri faza, derisa theksoi se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit kalendarik.

“Do të bëhet testimi i varfërisë. Pra, do të bëhet në tri faza të rëndësishme: fillimisht është testimi i parë që quhet verifikimi i mjeteve financiare, dhe për kualifikim duhet të rezultojë që kur të llogariten të gjitha të hyrat e llogaritshme siç janë nga punësimi, apo qiraja, apo të të ngjashme, duhet të rezultojë që familja merr më pak se 100 euro për anëtar për muaj”, potencoi ajo.

Në fazën e dytë, Berisha pohoi se do të bëhet verifikimi i pasurisë që posedon familja që ka aplikuar.

“Tutje është testi i dytë i aseteve apo pasurisë, i cili kur të bëhet pra verifikimi i pasurisë së asaj familje, për t’u kualifikuar tutje duhet të rezultojë që familja nuk ka prona apo patundshmëri mbi vlerën prej njëqind mijë eurosh. Ndërsa, nëse kalohen pra këto dy teste, atëherë është testimi i tretë apo verifikimi që quhet testi i mjeteve të përafërta, që verifikon mirëqenien e përgjithshme të familjes, kushtet e jetesës, kushtet e banimit. Qysh jeton ajo familje? Sa dhoma i ka? Sa shtëpi ka në pronësi? A ka vetura në pronësi? A ka kyçje në ujësjellës, në internet? Sa telefona celularë, e të ngjashme”, nënvizoi ajo.

Ekspertja e Komunikimit për Projektin e Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës, deklaroi se pasi të kalohen tri fazat, familjet do të vizitohen nga ekipet e qendrave për punë sociale.

“Pas gjithë këtyre, pra për familjet e parakualifikuara tutje do të vizitohen nga qendrat për punë nga ekipet e qendrave për punë sociale në mënyrë që të verifikohen të dhënat dhe të vazhdohet tutje me vlerësimin e komisionit të përcaktuar nga ministri”, shtoi ndër tjera Berisha.

Projekti i Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bazuar në Marrëveshjen Financiare me Bankën Botërore.

Skema e re e dizajnuar bazohet në ‘test të varfërisë’ dhe ka për qëllim që të sigurojë barazi për të gjithë, duke arritur tek familjet më të cenueshme apo më varfëri dhe ka për qëllim të sigurojë barazi për të gjithë.

Nga Ministria e Financave, Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë deklaruar se qëllimi kryesor i skemës është të heq diskriminim që ekziston në skemën aktuale.

Me skemën aktuale, në momentin që një fëmijë ka mbushur moshën 5-vjeç, i është ndërprerë përfitimi nga skema sociale, ndërsa tani këto diskriminime janë larguar.

Qytetarët që nuk mund të aplikojnë online për asistencë sociale, mund ta kërkojnë ndihmë nga punëtorët e qendrave sociale, në vendin ku ata jetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *