Tre minatorë dërgohen pa vetëdije në Emergjencë

Tre minatorë të “Trepçës” janë dërguar pa vetëdije në Spitalin e Mitrovicës, si pasojë e grevës.

Kështu ka raportuar sot Koha.net.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e minatorëve të Trepçës janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *