Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tre ushtarë të KFOR-it të plagosur me armë zjarri -

Tre ushtarë të KFOR-it të plagosur me armë zjarri

Tre nga 30 ushtarët e lënduar të KFOR-it, kanë marrë plagë nga armët e zjarrit, ka bërë të ditur në komunikatën për media të martën në mëngjes.

Sipas njoftimit, 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë kanë marrë lëndime nga protesta e dhunshme në Zveçan.

Sipas njoftimit, ushtarët kanë pësuar thyerje e djegie nga mjetet ndezëse.

“Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.

Sot është dita e tretë që kur serbët lokalë kanë nisur protestat në komunat veriore, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.

Nga dhuna e huliganëve kanë pësuar edhe mediat. Janë dëmtuar disa vetura e ka pasur edhe djegie të tyre.

Ndërkaq, një përfaqësues i një nga protestuesit e lënduar, ka thënë se “ka pasur përpjekje për t’ia fshehur lëndimet”, por se do të ketë edhe kontrolle të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *