Babai i Noa Argamanit, 25-vjeçares që u rrëmbye ditën e djeshme nga terroristët e Hamasit, ka shprehur hidhërimin e tij në një intervistë për mediat vendase.
Me lot në sy, ai fajëson veten që nuk arriti dot ta shpëtonte të bijën.
“E pashë teksa rrëmbehej me dhunë në një motoçikletë. Ishte ajo, isha i sigurt. Ishte aq e frikësuar. E kam mbrojtur gjithmonë dhe për momentin nuk mundem. Unë lutem që të kthehen të gjithë”, shprehet ai.
Argani po merrte pjesë në një koncert pranë Rripit të Gazës ditën e djeshme ku u rrëmbye nga një prej terroristëve të Hamasit.
Videoja e ngjarjes së rëndë u bë virale në rrjet, teksa 25-vjeçarja shihet e ulur në pjesën e pasme të motoçikletës, ndërkohë që lutet për jetën e saj.