Udhëtarët e linjës Dusseldorf – Beograd, nuk kanë lejuar aterrimin e aeroplanit në Prishtinë të dielën, nga paniku i madh, ka raportuar gazetari i njohur kroat, Zoran Kusovac.
Siç ka shkruar ai, aeroplani i “Eurowingsit” nuk ka mundur të aterronte në Beograd për shkak të stuhisë dhe i ishte dhënë urdhri që të aterronte në Prishtinë.
“Pasi dëgjuan për destinacionin e ri, pasagjerët, shumica serbë, u çmendën. Ekuipazhi alarmoi kapitenin për mundësinë e trazirës dhe fluturimi u kthye drejt Budapestit”, ka shkruar ai në Twitter, përktheu Koha.net.
Kusovac ka publikuar edhe fotografinë që tregon riorientimin e aeroplanit.
Të dielën, veriu i Kosovës u përcoll me tensione gjatë tërë ditës. Në orët e para të së dielës polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra nga sulmues të armatosur, që më pas u rrethekuan në një aksion të Policisë në fshatin Banjskë të Zveçanit. Katër sulmues u vranë e janë arrestuar gjashtë, kanë bërë të ditur autoritetet, ndërsa të tjerët kanë arritur të ikin. Aksioni po vazhdon ende.