Një ushtar rus i njohur me epitetin ‘Rusi’ ka falenderuar përmes një videomesazhi merecënarët serbë që iu bashkuan ushtarëve rusë në luftën kundër Ukrainës. Në një postim në aplikacionin ‘Telegram’, ‘Rusi’ fton ushtrinë serbe që së shpejti të kthehen në Kosovë.
“I falënderoj vullnetarët serbë, të cilët po luftojnë krahë me ne. Do të bëjmë gjithçka që flamuri serb të valon në Prizren, kur ushtria [serbe] në Kosovë do të kthehet”, thotë ai në video.