Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se janë gjetur dy vajzat që ishin raportuar si të zhdukura që nga 23 shtatori.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ato kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre dhe se s’kanë pasur ndonjë keqtrajtim.
Gjatë kësaj kohe, kanë thënë se kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Pejës.
“Gjatë punës intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas një informacioni të pranuar është lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janë sjellur nё Stacionin Policor në Pejё, nga një qytetar të cilin e kanë ndaluar në rrugë.”
“Viktimat deklarojnë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk kanë pasur ndonjë keqtrajtim, gjithashtu të njëjtat janë kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnë se nga shtёpitë janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё”, shkruhet në komunikatë.
Ato s’kanë dashur të kthehen në shtëpitë e tyre dhe janë sistemuar në shtëpinë e sigurtë.
“Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё”, përfundon komunikata.