VALA u kërkon falje publike konsumatorëve

Klientë të VALA’s janë ankuar për mungesë së sinjaleve në momentet e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Lidhur me këtë ka reaguar përmes Facebookut VALA duke vërtetuar si ankesa me bazë të klientëve të saj, shkruan FrontLajm.

VALA u ka kërkuar falje konsumatorëve duket hënë se stacionet e tyre kishin rënë nga funksioni.

“Për shkak të reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike në disa zona të vendit në këto dy tri javët e fundit, një numër i madh i stacioneve tona bazë kanë dalë përkohësisht jashtë funksionit dhe të njëjtat janë kthyer në funksion me një angazhim të jashtëzakonshëm të stafit. Nga kjo ndërprerje nuk pësuan vetëm ato zona me reduktime, sepse shkaktohej ngarkesë edhe në zonat e tjera ku kishte energji dhe për pasojë shërbimet në 3G dhe 4G ishin shpesh tejet të limituara. Pra, ngarkesa shkakton probleme jo vetëm në zonat me reduktime, por edhe në rrjetin qendror, e që si pasojë shkaktohen probleme (ngarkesa) edhe në zona ku mbulueshmëria në atë moment është e mirë.” , thuhet në shkrim.

Ja postimi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *